E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Australi / Shqiptari   vrau   vajzën e tij 20-vjeçare,zbulohen mesazhet e vajzës
Bota

Australi / Shqiptari vrau vajzën e tij 20-vjeçare,zbulohen mesazhet e vajzës

Ngjarja e rëndë, ku shqiptari Petrit Lekaj vrau vajzën e tij 20-vjeçare Sabrina Lekajn, tronditi qytetin Adelaide në Australi.

Detaje të reja kanë dalë nga krimi i rëndë në Australi, ku babai vrau vajzën e vet. Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën në mbrëmje, pak para mesnate, kur policia në Adelaide të Australisë Jugore gjeti të vdekur 20-vjeçaren shqiptare, Sabrina Lekaj dhe të plagosur babanë e saj, Petrit Lekaj, 49 vjeç.

Pas 48 orëve hetime për këtë krim, të martën në mbrëmje, Policia e Australisë Jugore lëshoi një deklaratë, duke thënë se babai i saj, 49-vjeçari Petrit Lekaj, ishte i dyshuari kryesor dhe pritej të akuzohej për vrasjen e vajzës së tij.

Sipas të dhënave, Sabrina, gjatë shkollë së mesme kishte qenë një gjimnaziste me rezultate të larta dhe kishte studiuar për piano. Ndërsa në universitet ajo po studionte për imazhe mjekësore dhe kishte arritur rezultate maksimale.

U tha që arsyeja e vrasjes ishte për shkak se vajza kishte dalë me shoqërinë natën, por nuk dihen motivet e sakta të këtij krimi. Vajza ishte ankuar natën e vrasjes te shoqëria për kontrollin që po i bënte familja.

Sipas disa mesazheve të publikuara nga Daily Mail, ajo ishte ankuar te shoqëria me mesazhe se familja e kishte cilësuar ku*vë dhe se ndihej nën presion për të shkuar në Universitet nga prindërit e saj Petrit dhe Romina Lekaj.

Lekaj u tha miqve për marrëdhënien e saj shpesh të paqëndrueshme me prindërit e saj dhe se ajo nuk donte të jetonte më nën çatinë e tyre.p

Sipas “Daily mail” vajza i ishte ankuar shoqeve të saj natën e vrasjes, se familja e quante ku*vë dhe po i bënte presion për të shkuar në Universitet.   

 

 

16372538-7275141-image-m-25_1563854926197

Vajza u kishte rrëfyer shoqeve për marrëdhënien e saj shpesh të paqëndrueshme me prindërit e saj dhe se ajo nuk donte të jetonte më nën çatinë e tyre. “Daily Mail” publikon një bisedë të bërë me shoqen e saj ku rrëfen për gjendjen e rëndë emocionale.

Biseda

Sabrina: Sapo qava.

Shoqja: Me zë të lartë?

Sabrina: Jo isha vërtetë shumë e mërzitur sepse mami im gjithmonë më quan kur*ë dhe kjo më prek gjithmonë.

Shoqja: Ti nuk je kur*ë! Mos dëgjo askënd se çfarë thotë.

Sabrina: Rrofsh zemër. Opinioni yt vlen më shumë se ajo humbësja (për të ëmën).

Një nga shoqet e ngushta të studentes, Jana Fandi tha për mediat e huaja se ajo ishte një vajzë e jashtëzakonshme, që ndihmonte këdo.

“Ajo më tregonte se donte të gjente një kurë për të gjitha sëmundjet në botës. Ishte shumë ambicioze. Ajo ishte shumë, shumë e zgjuar. Isha gjithmonë aq krenare për të, sepse talenti i saj ishte i pabesueshëm”.

Fandi tha se shoqja e saj duhej të merrte pjesë në ditëlindjen e saj të 21-të brenda pak javësh dhe ishte shkatërruese që ajo të mos ishte atje për të ndihmuar në festimin e saj. “Është e trishtueshme që ajo nuk është me ne më”, u shpreh shoqja e 20-vjeçares.

mesazhet2mesazhet

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.