E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Avioni po bënte akrobaci, përplaset me urën dhe humbin jetën 11 persona
Bota

Avioni po bënte akrobaci, përplaset me urën dhe humbin jetën 11 persona

Një aeroplan teksa po bënte akrobacion në Shoreham të Anglisë, në një moment piloti humb kontrollin dhe përplaset në një autostradë.

Aeroplani Haëker Hunter është përplasur në rrugë, duke lënë të vdekur 11 persona. Videoja e publikuar më poshtë, shfaq momentin kur aeroplani fillon të bie me shpejtësi të madhe dhe përplaset në një autostradë.

Piloti Andy Hill po akuzohet për neglizhencë dhe vdekjen e mbi 10 persona gjatë akrobacioneve që po i bënte me aeroplan. Ai në ato momente po fluturonte shumë ulët, dhe mjaftoi një lëvizje e gabuar që ta pësojnë të pafajshmit.

Familjarët e viktimave kanë parë videon të filmuar nga këndet e ndryshme, ndërsa prokurori Tom Kark ka thënë se rrëzimi kishte ndodhur për “shkak të gabimit të pilotit”, pasi po fluturonte shumë ulët dhe kur tentoi ta ngrit nuk ia arriti qëllimit, duke bërë kështu të humbin jetën 11 persona.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.