Avokati Goxhaj: KALLZIMI PENAL NDAJ FIRMËS FUSHA SHPK PËR PËRMBYTJET TE BASHKIA DHE BIBLIOTEKA KOMBËTARE
Avokati i njohur altin Goxhaj ka një ide gjeniale se si mund të shpëtojë prishjen e Teatrit Kombëtar, dhe mos lejimin e ndërtimit të Kullave në atë territor.
Me anë të një statusi në Facebook, Goxhaj shkruan se ai do të padisë në gjykatë, Firmën ‘Fusha shpk’, e cila është përgjegjëse për përmbytjen e Biblotekës Kombëtare.
Sipas avokatit, duke ju referuar legjislacionit shqiptar, shteti nuk mund të lidhë kontrata me subjekte që janë në procedim penal apo të dënuara.
Ja çfarë shkruan Goxhaj:
Av Altin Goxhaj

Kallzimi do të pezullonte projektligjin për shembjen e teatrit nga Firma Fusha shpk!!!
Duke qenë se ProjektLigji i Rama & Veliaj & Kumbaro & Fusha i cakton tagrin Firmës Fusha shpk që të marrë Teatrin dhe duke qenë se sipas legjislacionit shqiptar nuk lejohet lidhja e kontratave me subjekte që janë në proçedim penal apo janë të dënuara për vepra penale që lidhen me zbatimin e punëve publike dhe duke qenë se Firma Fusha shpk i ka kryer veprat penale si pasojë e ndërhyrjes dëmtuese në rrjetin e kanalizimeve nëntokësore ka sjellë përmbytjen e kateve nëntokësore të Bibliotekës Kombëtare dhe Bashkisë Tiranë duke dëmtuar vepra kulturore dhe dokumentacion të rëndësishëm shtetëror, sjell që një Proçedim Penal i ardhur nga një Kallzim Penal do të pezullonte çdo Projektligj me subjekt Firmën Fusha shpk (nga Drejtoria e Kodifikimit të Ministrisë së Drejtësisë nëse nuk do t’a bënte vetë Ministria e Kulturës)
Neni 153
Shkatërrimi i pronës me përmbytje
Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pronës me përmbytje dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.
Kur nga vepra penale kanë ardhur pasoja të rënda materiale, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.
Neni 230
Vepra me qëllime terroriste
Kryerja e veprave të mëposhtme, me qëllim përhapjen e panikut në popullatë ose për të detyruar organe shtetërore, shqiptare ose të huaja, të kryejnë ose të mos kryejnë një akt të caktuar, ose për të shkatërruar apo destabilizuar, në mënyrë serioze, struktura thelbësore politike, kushtetuese, ekonomike ose sociale të shtetit shqiptar, të një shteti tjetër, institucioni apo organizate ndërkombëtare, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.
Veprat me qëllime terroriste përfshijnë:
ll) ..shkaktimin e përmbytjeve.. me qëllim shkaktimin e shkatërrimeve masive të vendeve, mjediseve ose sistemeve të lartpërmendura, kur ky shkatërrim sjell a mund të sjellë humbje të mëdha ekonomike;
Neni 160
Shkatërrimi i veprave kulturore
Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i veprave kulturore dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.
Kur nga vepra penale janë shkatërruar apo dëmtuar vepra kulturore me rëndësi kombëtare, dënohet me gjobë ose me burgim nga dy gjer në tetë vjet.
Neni 161
Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia
Shkatërrimi apo dëmtimi nga pakujdesia i pronës, kur ka sjellë pasoja të rënda materiale, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



