E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Balla flet për procedurat për shkarkimin e Metës, Hajdari e kundërshton
Politikë

Balla flet për procedurat për shkarkimin e Metës, Hajdari e kundërshton

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, duke theksuar se “sa më shumë ditë kalojnë aq më kalojnë aq më kuptimplotë bëhet bazueshmëria e nevojës për të liruar sa më shpejt zyrën e presidentit”, ka sqaruar se tashmë raporti i miratuar nga Komisioni i Ligjeve i kalon seancës plenare.

 

 

“Në zbatim të kushtetutës dhe rregullores së kuvendit jemi në fazën që po shqyrtojmë nismën e depozituar nga 55 anëtarë të Kuvendit për shkarkimin e Presidentit. Në këtë fazë raporti i shkon seancës plenare, kishim një diskutim për këtë cështje. Kuvendi diskuton në seancë raportin e komisionit të Ligjeve dhe nëse raporti miratohet, me të ngrihet edhe Komisioni Hetimor për evidentimin e shkeljeve nga ana e presidentit dhe më pas komisioni hetimor paraqit në kuvendin e Shqipërisë raportin përfundimtar. Nëse merr 94 a më shumë vota nga deputetë, miratohet shkarkimi i presidentit dhe certifikimin e këtij procesi e bën Kushtetuesja”- ka sqaruar Balla.

Sipas tij, të tre grupet parlamentare do të propozojnë përfaqësuesit e tyre në këtë komision. “Jemi në zbatim të përpiktë të afateve kushtetuese dhe rregullores për të cuar më tej këtë kërkesë që sa më shumë ditë kalojnë aq më kuptimplotë bëhet bazueshmëria e nevojës për të liruar sa më shpejt zyrën e presidentit”- tha Balla, pa iu përgjigjur pyetjes nëse ndërkohë ka shumica emra për postin e Presidentit, apo jo.

Pyetur nëse po punohet për dialog me Bashën, Balla ka dhënë këtë përgjigje: Ka një instrument të rëndësishëm që është Komisioni i Reformës Zgjedhore, që ka lënë të hapur mundësinë që PD të ketë një përfaqësues të vetin në këtë komision”.

Kryetarja e Grupit të Demokratëve, Rudina Hajdari deklaroi sot se ishte është kundër ngritjes së Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta.

Ajo ka thënë sot se konflikti mes Ramës dhe Metës është personal dhe se procedura e shkarkimit të kreut të shtetit duhet të shtyhet.

 

 

Hajdari ka thënë se ka kërkuar që ngritja e komisionit hetimor duhet të shtyhet dhe se kjo procedurë të diskutohet kur të jetë funksionale Gjykata Kushtetuese.

“Ne e shohim konfliktin mes Ramës dhe Presidentit si një përplasje personale dhe prandaj ne kërkojmë që ky komision hetimor të shtyhet dhe të ridiskutohet kur të kemi një Gjykatës Kushtetuese funksionale.

Nuk kemi pse nisim një procedurë dhe më pas ta lëmë përgjysmë”, tha Hajdari.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.