Balla: Jo vetëm Kryemadhi por edhe Meta në borderotë e Kremlinit
Kreu i grupit parlamentar të PS-së , Taulant Balla ka reaguar pas hetimit të Euroreporter dhe artikullit të publikuar për deputeten e PL-së, Monika Kryemadhi.
Balla ka akuzuar kreun e PL-së, se është edhe ai i përfshirë në skandalin e Kremlinit dhe se në dokument është paraqitur si aksionerë të oligarkëve të Putin.
“Aleanca e rublave nuk le shumë vend për hamendësime. Hetimi i EUREPORTER konfirmon Berishën, por nxjerr edhe Metën në bordorotë e Kremlinit. Madje siç duket qartazi nga dokumentat e zbuluara, qenkan edhe aksionerë në kompanitë e oligarkëve të Putinit”, tha ai

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


