Balla takim me ambasadorët, në fokus lufta kundër krimit
Ministri i Brebdshëm Taulant Balla, është takuar ditën e sotme me Ambasadorin e Republikës së Çekisë Karel Urban dhe me Ambasadorin e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta Reinout Vos.
Balla shprehet se tematikë e diskutimit me sotme me Ambasadorin e Republikës së Çekisë, Karel Urban, kanë qënë mundësitë e bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve në çështjet e sigurisë publike dhe për të marrë ekspertizë nga institucionet ligjzbatuese çeke në fushën e luftës kundër krimit ekonomik.

Po ashtu, ministri Balla ka deklaruar se gjatë takimit me Ambasadorin e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, Reinout Vos, është diskutuar mbi bashkëpunim shumëplanësh me agjencitë ligjzbatuese hollandeze në luftën kundër krimit të organizuar si dhe mbi mundësitë e marrjes së ekspertizës në fushën e sigurisë publike.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


