E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Balotazhi në Turqi/ Numërohen 42% e kutive të votimit, agjencitë turke ndahen mes Erdogan dhe Kilicdaroglu
Bota

Balotazhi në Turqi/ Numërohen 42% e kutive të votimit, agjencitë turke ndahen mes Erdogan dhe Kilicdaroglu

Pas mbylljes së votimeve për balotazhin në Turqi dhe nisjes zyrtarisht të numërimit, kanë dalë në dritë edhe rezultatet e para deri më tani.

Dy agjencitë e lajmeve turke, Anka dhe Anadolu janë duke raportuar vijimësinë e numërimit të votave, por deri më tani numrat e tyre janë shumë të ndryshëm.

Anka i jep Kemal Kilicdaroglu epërsinë bazuar në 42% të kutive të votimit të hapura, me 50.87%, ndërsa Anadolu i jep Erdoganit një epërsi të madhe prej 57.09% kundrejt 42.91% të Kilicdaroglu, sërish bazuar në hapjen e 42% të kutive të votimit.

Përqindja të cilës i referohen të dyja palët ka të bëjë me 192,214 kuti votimi të numëruara deri më tani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.