E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Banori i Bërxullës ironi me Ballukun: Suxhukun e Kosovës për vete e do, popullin e le në mjerim…
Sot

Banori i Bërxullës ironi me Ballukun: Suxhukun e Kosovës për vete e do, popullin e le në mjerim…

Një nga banorët e Bërxullës ka ironizuar ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku në lidhje me projektin e rrugës Thumanë-Kashar.

Ai u shpreh se Bërxulla është bërë tepër e lakmueshme nga të gjithë njësoj si suxhuku i Kosovës. Banori ironizoi duke thënë se Balluku e do për vete të gjithë suxhukun e Kosovës, ndërsa popullin e lë në mjerim.

“Ju jeni bërë pjesa jonë e dhimbjes shpirtërore, Për të na ndihmuar dhe për të bërë pasqyrën e realitetit, faktike. Bërxulla është tepër e lakmueshme. Bërxullë ç’të gjeti, në tre pjesë të ndau mbreti. Të ndau mbreti e u bërë shumë i lakmueshëm si suxhuku që prodhohet në Kosovë.

A moj Balluku sa qejf e ke, suxhukun për vete e do. Po popullin pse e le në mjerin. Ky popull po jep shpirt dhe po bën sakrificën më të madhe. I kemi bërë thirrje shtetit. Nuk pranojnë të vijnë ata që kanë unaza dhe ora të kushtueshme.

Do vijnë për votën dhe turpi më i madh i deputetit që merr votën dhe e hedh. Ama kemi edhe një president, shyqyr që e kemi vetëm për të ndarë ndonjë dekoratë se për gjëra të tjera rri rehat.  Kryeministri i nderuar me avion charter e luksoz kurse ne ne nuk kemi as bukë të hamë me djathë”, tha banori.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.