Apartamenti 150 mijë € iu dogj, qytetari: Nuk kam asnjë njeri këtu
Një prej banorëve të pallatit që u përfshi nga flakët një ditë më parë në zonën pranë QSUT-së, ka rrëfyer momentet e vështira pas ngjarjes së rëndë, duke treguar se ka humbur plotësisht banesën e tij.
Në një prononcim për mediat, ai u shpreh se apartamentin e kishte blerë rreth dy vite më parë me vlerë 15 mijë euro, ndërsa sot gjithçka është shkatërruar nga zjarri.
Sipas tij, flakët kanë përpirë çdo gjë, duke e lënë pa asnjë mundësi rikuperimi.
Qytetari theksoi gjithashtu se është detyruar ta kalojë natën në kushte të vështira, pasi nuk ka ku të strehohet në Tiranë dhe nuk ka familjarë pranë.
“Më është djegur shtëpia, në kat të katërt. E kam blerë 150 mijë euro para dy vitesh. Me gjithë pajisjet brenda është bërë shkrumb komplet dhe nuk më lë kush të futem me pa shtëpinë time. E kam kaluar natën përjashta. Unë jam prej Dibre, nuk kam shtëpi këtu. Na leni rehat tani. Nuk rrezikuam”, tha ai. , u shpreh ai, duke treguar situatën dramatike në të cilën ndodhet.







