E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ishte kthyer në tmerrin e vilave te TEG-u, kapet 53-vjeçari
Lajme

Ishte kthyer në tmerrin e vilave te TEG-u, kapet 53-vjeçari

Policia e Tiranës ka përmbyllur me sukses operacionin e koduar “Lugina e Errët”, duke arrestuar një 53-vjeçar që dyshohet se po përgatitej të kryente një tjetër vjedhje banese në zonën e Farkës.

Sipas burimeve zyrtare, në pranga ka rënë shtetasi me iniciale A.K., banues në Durrës, i cili rezulton me precedentë penalë për vepra kundër personit dhe pronës. Ai u kap në momentin kur po tentonte të hynte në banesën e një qytetari, falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1.

Gjatë kontrollit fizik dhe të sendeve që mbante me vete, policia sekuestroi një armë zjarri pistoletë me krehër të mbushur me municion, si dhe disa mjete që dyshohet se përdoreshin për kryerjen e vjedhjeve, përfshirë kaçavida, pinca, maskë, doreza dhe kapele. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe një shumë parash.

Hetimet paraprake kanë nxjerrë në pah se i arrestuari mund të jetë i përfshirë edhe në dy raste të tjera të ndodhura në të njëjtën zonë. Më 31 maj 2026, ai dyshohet se ka realizuar një vjedhje në banesën e një shtetasi, ndërsa më 5 qershor 2026 ka tentuar një tjetër grabitje, që nuk ka mundur ta çojë deri në fund.

Dosja i është përcjellë Prokurorisë për vijimin e procedurave ligjore, ndërsa strukturat hetimore po punojnë për të zbardhur plotësisht aktivitetin kriminal të 53-vjeçarit dhe për të verifikuar nëse ai është i përfshirë edhe në raste të tjera të ngjashme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.