E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Banorja e shtëpisë tek “Petro Nino” i shkruan Ramës
Sot

Banorja e shtëpisë tek “Petro Nino” i shkruan Ramës

Pamjet e sotme kur Policia e Shtetit në bashkëpunim me Përmbarimin mësynë me të gjithë format për të nxjerrë me forcë nga banesat e tyre familjarë pranë shkollës “Petro Nini Luarasi”, kanë tronditur çdo qytetar që ka parë me sytë e tij se si shteti bëhet palë me arrogancën për të nxjerrë në rrugë të madhe, fëmijë, gra shtatzëna dhe të moshuar.

Një prej këtyre familjarëve duke parë neglizhencën e shtetit dhe të kryeministrit Rama që përligji sot pafuqinë e tij me një deklaratë boshe, ka vendosur ti shkruajë me tone ironike kryeministrit virtual në profilin e tij në facebook.

Banorja e cila është identifikuar si Elsa Kallanxhiu, thumbon fillimisht Ramën duke iu drejtuar me fjalët: “Po të shkruaj këtu, meqënëse ty të pëlqen të informohesh online dhe nuk i ndjek televizionet”

“Po vdesin njerëz te “Petro Nini” zoti kryeministër. Janë nëna dhe gra shtatzëna.  ‘Ç’faj kemi ne? Nuk i kemi vjedhur askujt. Aleksandër Gavoci nuk është burrë, nuk është njeri, nuk është biznesmen. Jemi ulur me të në tavolinë dhe të nesërmen na sjell Përmbarimin. Unë e di që ky është një vend i lakmuar, ai thotë që këtu do vijnë njerëz VIP-a, dhe ne jemi askush, se jemi të varfër. Nuk jemi prokurorë, të gjithë mbahen me rrogën time. Shteti të vëjë dorën në zemër, sot nuk i kam çuar fëmijët në shkollë, se do mbrojnë shtëpinë, ai e ka korruptuar të gjithë, gjyqtarë dhe prokurorë.”, shkruan banorja në profilin e Ramës, i cili në të tilla raste nuk preferon t’u përgjigjet komentuesve kritikë me të.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.