Barcelona – Valencia, formacionet
Coutinho pritet të startojë sërish për Barcelonën, pas paraqitjes fantastike në Copa del Rey
Mundo Deportivo ka publikuar formacionet e mundshme për ndeshjen mes Barcelonës e Valencias, që do të zhvillohet në Camp Nou nga ora 18:30.
Barça do të kërkojë fitoren e 16 këtë sezon dhe që të ruajë diferencën në 5 pikë me Atletico Madridin e 10 me Real Madridin.
Coutinho nuk e nisi mirë sezonin, por për shkak të formës së mirë në ndeshjet e fundit dhe pas dëmtimit të Ousmane Dembele, ai po fiton më shumë minuta dhe gjithashtu edhe besimin e Ernesto Valverdes.
Mesfushori brazilian pritet të jetë sërish në formacionin startues, duke përbërë treshen sulmuese me Luis Suarezin e Lionel Messin, përcjell Gazeta Express.
Formacionet e mundshme:

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/sport/barcelona-valencia-formacionet-622381/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



