Basha nga Cerriku: Radha jonë të bëjmë ‘kosh’!
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka nisur takimin elektoral në Cerrik, në një kohë kur kryeministri Edi Rama kishte zgjedhur të përuronte Parkun Olimpik në Tiranë me një ndeshje mes lojtarëve veteranë të basketbollit të Shqipërisë dhe të Kosovës.
Basha, e ka kapur këtë moment dhe me të ka nisur fjalimin e tij para 
“E keni parë sot Edi Ramën duke luajtur basketboll?! – pyeti Basha. – Kam një javë e gjysëm që e thërras në debat: Ku i ka vendet e punës, ku i ka rritjet e rrogës, ku i ka pensionet,ku e ka shëndetësinë falas?!
Tani ka filluar barsaletat, tutat, çitjanet, luan basketboll, futboll….Po përgjigjen s’ma ka borxh mua, po qytetarëve shqiptarë. Nuk mund t’i ikësh kësaj përgjigjeje me basketboll e futboll, Edi Rama!
“Shëndetësia, konçensionet, asnjë subvencion për fermerët….Këto janë “koshat” që i ti bëre, popullit! Basketbolli luhet në kurrizin e njerëzve! Çdokush mund të luajë basketboll, Edi Rama është në drejtën e tij, por kosh pas koshi luan kundër popullit të tij”.
Edi Rama do të vazhdojë edhe këto tre javë me basketboll dhe me futboll, me çitjane dhe me tuta, sepse nuk bën dot bilancin. Me të vërteta tuaja të përditshme ai nuk do të ballafaqeohet. Ai rri brenda në një flluske dhe nuk do të dalë prej saj: brenda flluskës së tij me ekspozita, me vizatime, me facebook…Se atë e tmerron të ballafaqohet me hallet tuaja. Për të Shqipëria nuk ishin shqiptarët, por palmat. Njerëzit kanë nevojë për palma, por më parë kanë nevojë për bukë, ujë, energji elektrike…” theksoi Basha.
Kryetari i PD-së ka radhitur njërin pas tjetrit, më pas, pikat kryesore të programit të Partisë Demokratike në pushtet, duke filluar nga subvencionimi i fermerëve, taksimi i fortë për produktet bujqësore e blegtorale nga Evropa e duke vazhduar me trajtimin ushqimor të fëmijëve në kopshte e shkolla; duke vazhduar me ndryshimin e buxhetit të këtij viti etj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


