E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha nxjerr videon: Ky është personi që po fsheh provat për Tahirin, punon te Ministria e Brendshme
Sot

Basha nxjerr videon: Ky është personi që po fsheh provat për Tahirin, punon te Ministria e Brendshme

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1666794493371725/

Lideri i opozitës Lulzim Basha, ka zbuluar emrin e një personi në Ministrinë e Brendshme, i cili duket se po fsheh të gjithë provat që implikojnë Tahirin.
Teksa ka publikuar videon në një postim në profilin e tij në rrjetin social, Basha shkruan:

Drejtorët e MPB në shërbim të Tahirit dhe prishjes së provave, me urdhër të Xhafës dhe Ramës: “Përshëndetje z. Kryetar.

Personi ne foto dhe video ështe Loran Sevi i cili aktualisht mban detyren Drejtor i Planifikimit Strategjik në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Ky person duket qartë në video tek shoqëron ish Ministrin “Saimir Tahiri” 3 ditë më parë kur ka qenë i ftuar në emisionin “Opinion” në studion e “TV Klan”.

Fakti është se sot e gjithë Ministria e Punëve të Brendshme është vënë në dispozicion të ish Ministrit Tahiri për fshehjen e provave që kanë të bëjnë me hetimin e ngritur nga Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ministri aktual z. Fatmir Xhafa po i jep gjithë ndihmën dhe suportin e duhur ish Ministrit Saimir Tahiri për të dalë nga kjo situatë, sepse Tahiri e shantazhon me dosjen e të vëllait Agron Xhafaj për të cilën Tahiri ka prova të manipulimit shtetëror me ndihmën e z. Fatmir Xhafa.

Bashkëlidhur “linkun” e Ministrisë së Punëve të Brendshme” në të cilin konstatohet detyra dhe funksioni i Loran Sevi.

http://www.punetebrendshme.gov.al/al/ministria/struktura-organizative

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.