Baze: Pse Ramën nuk do ta presë një kryeministër shqiptar në Ballkan?
Gazetari Mero Baze i njohur si mbështetës pa kushte i kryeministrit Edi Rama thotë në një intetvistë në ABC News se refuzimi i Albin Kurtit për të takuar Edi Ramën në Prishtinë vjen nga mospëlqimi i tij ndaj Ramës si përcjellës të mesazhit të Perëndimit. Baze gjithashtu e konsideron Kurtin si një idhtar të mosbashkëpunimit kombëtar, i cili ka shprehur urrejtje ndaj Shqipërisë për shkak të rezultateve zgjedhore. Ai gjithashtu vlerëson se Procesi i Ballkanit të Hapur dhe Procesi i Berlinit janë procese të ngjashme, por mekanizmat e tyre janë të ndryshëm. Baze gjithashtu shpreh dyshime në lidhje me politikën e Kurtit dhe e cilëson atë si një populist egocentrik që është gati të rrezikojë Kosovën për interesa personale.
Pra thjesht Albin Kurti nuk e duron dot Edi Ramën si përcjellës të mesazhit të Perëndimit. Ai e pranon Edi Ramën vetëm si ushtar kundër Perëndimit. Natyrisht nuk ka për ta pasur.
Edi Rama pas kësaj mund të shkojë në Kosovë, mund të takohet me presidenten Osmani, kryetarin e Kuvendit apo partitë politike. Por nuk është fundi i botës që nuk takon Albin Kurtin. Edhe ashtu nuk kanë ndonjë gjë për të sqaruar. Janë të qartë secili në punën e vet. Njëri me Perëndimin e tjetri kundër tij.
Ai do të shkojë në pesë shtete të rajonit. Do të takojë katër kryetar shtetesh sllavë. I vetmi kryeministër që ka refuzar ta presë është Albin Kurti.
Në raport me Shqipërinë ai po ashtu ka bërë një evoluim rrënjësor, që dëshmon imazhin e gënjeshtërt te tij.
Ai hyri në politikë si ithtar i Bashkimit Kombëtar, ndërsa tani është partizan i mos bashkëpunimit kombëtar.
Dhe gjithë urrejtjen me Shqipërinë e ka vetëm pse nuk e kanë votuar, por e kanë turpëruar duke i dhënë 300 vota me 2021, kur me delirin e udhëheqësit mbarëkombëtar erdhi të pushtonte Shqipërinë. Prej asaj dite Shqipëria për të është një vend më i urryer se Serbia. Shqipëria për të ka bërë krim që nuk ka pranuar për udhëheqës Albin Kurtin.
Nëse Kosova e lidh fatin e saj me Albin Kurtin dhe jo me Perëndimin, është vendim i saj. Ndonjëherë askënd nuk e shpëton dot nga vetvetja. Aq sa mund te shpëtosh një kamikaze”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



