BBC-ja raporton për taksën: Kosova goditi Serbinë
BBC, ka raportuar për taksën që e ka vënë Kosovë ndaj importit të prodhimeve serbe, në 100 për qind. Reagime të ashpra ka pasur nga të gjithë liderët e Serbinë, të cilët nuk e pritën që Qeveria ta marrë këtë vendim.
Edhe mediat e huaja amerikane, britanike, franceze dhe të tjera kanë shkruar për këtë vendim të Qeverisë së Kosovës, transmeton Gazeta Express.
Dy javë më parë Kosova kishte vënë një taksë 10 për qind të importit për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnja. Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Prishtinës që ta ndryshojë këtë vendim.
Reuters, gjithashtu, shkruan se Kosova fajësoi Serbinë për dështimin e saj për t’u bashkuar me INTERPOL-in dhe tha se Serbia ishte kundër normalizimit të marrëdhënieve, një çelës për të dy vendet. Bosnja votoi gjithashtu kundër anëtarësimit të Kosovës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



