BE reagon mbi rrëmbimi e policëve të Kosovës
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka bërë të ditur se ata janë në kontakt me Kosovën, Serbinë dhe KFOR-in për të marrë informacion më të detajuar lidhur me ngjarjen. Ai ka theksuar se të dyja palët duhet të përmbahen nga veprimet ose thirrjet që mund të rrisin tensionet në situatën aktuale. Stano ka bërë thirrje për de-përshkallëzim të menjëhershëm dhe vendimtar dhe ka kërkuar që Kosova dhe Serbia të shmangin çdo veprim apo reagim që mund të përkeqësojë gjendjen. Serbia ka rrëmbyer tre policë kosovarë brenda territorit të Kosovës dhe kjo është cilësuar nga Kosova si një akt agresiv, ndërsa i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar për reagim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



