E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
BE rrit ndikimin në Ballkan? Hartohet në Sofje Axhenda e Prioriteteve
Bota

BE rrit ndikimin në Ballkan? Hartohet në Sofje Axhenda e Prioriteteve

      

  Ajo që bie në sy në deklaratën e përbashkët të samitit të Sofjes, është se të gjitha vendeve të Ballkanit u referohen me emrin e përbashkët të Ballkanit Perëndimor dhe përcaktimi i Axhendë së Prioriteteve të Sofjes e përbërë prej gjashtë pikash.

E para dhe një nga më të rëndësishmet, ka të bëjë me forcimin e mbështetjes për sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë.
Përmirësimi i mbështetjes për reformën gjyqësore dhe përpjekjet për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, duke përfshirë ndërtimin e kapaciteteve për parandalimin e korrupsionit.
Shtrirja e misioneve këshilluese juridike me mbështetje të rritur nga shtetet anëtare dhe nga BE
Rritje e monitorimit të reformave përmes misioneve sistematike, të bazuara rast pas rasti.
Vendosja e monitorimit në fushën e rasteve të rënda të korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Bashkëpunim për një matje më të mirë të rezultateve në reformën në drejtësi.
Hartimi i mbështetjes për Ballkanin Perëndimor përmes Fondacionit Europian për Demokraci në fushën e medias së pavarur dhe pluraliste, si dhe shoqërisë civile

Fushat e tjera kanë të bëjnë me luftën ndaj terrorizmit, dyfishimin e programit Erasmus + për të rinjtë e Ballkanit Perëndimor,si dhe rritja e ndërlidhjes në rajon, qoftë kjo infrastrukturore, në fushën e energjisë etj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.