E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
BE, shpërndahen tashmë sasitë e para të vaksinave
Bota

BE, shpërndahen tashmë sasitë e para të vaksinave

Siç ishte parashikuar që prej disa ditësh sasitë e para të vaksinave për koronavirusin kanë mbërritur tashmë nëpër vendet e Bashkimit Evropian dhe autoritetet po përgatiten të bëjnë imunizimet e para tek njerëzit më të ekspozuar duke filluar nga e diela.

Pfizer është shpërndarë nëpër depo ditën e premte dhe të shtunën herët.
Ato u dërguan nga një qendër prodhimi në Belgjikë përpara Krishtlindjeve.

Shpërndarja e vaksinave shënon një moment shprese për një kontinent që përfshin disa nga vendet më të prekura të botës, si Italia dhe Spanja, apo të tjera si Republika Çeke, të cilat e shmangën valën e parë, por që përhapja e virusit në vjeshtë i vuri sistemet e tyre shëndetësore përballë një prove të rëndë.

Sasitë e para, megjithatë, janë të kufizuara në vetëm 10,000 doza maksimum për shumicën e vendeve. Vaksinimi masiv pritet të fillojë në janar.

Secili vend do të vendosë vetë se kush do të marrë vaksinat e para, por të gjithë po u japin përparësi personave më të ekspozuar ndaj virusit.

Të marra së bashku, të 27 vendet anëtare të BE-së kanë patur deri tani të paktën 16 milion raste me koronavirus dhe më shumë se 336,000 vdekje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.