E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Beatrix Ramosaj harron banakierin, shfaqet e lumtur në krahët e arkitektit (FOTO)
Uncategorized

Beatrix Ramosaj harron banakierin, shfaqet e lumtur në krahët e arkitektit (FOTO)

Këngëtarja e re, Beatrix Ramosaj është shfaqur e lumtur në krahët e një bruni simpatik. Bëhet e ditur se djali në fjalë është me profesion arkitekt dhe quhet Erind Bejleri.

Beatrix e prezantoi këtë lidhje të re vetëm pak ditë para atmosferës festive të ndërrimit të viteve.

Pak ditë më parë, 23-vjeçarja publikoi një foto mes miqsh në Instagram, mes të cilëve është edhe partneri i ri, arkitekti Erind Bejleri.

Këtë vit këngëtarja e nisi me zemër të thyer pasi u nda nga i dashuri i saj banakier, Ervin Cenolli.

Gjithsesi, për artisten ajo tani konsiderohet histori e vjetër, nga e cila ruan si kujtim këngën “Dhoma 609”, që ishte dedikim për ish-in.

Pasi i dha fund lidhjes, Ramosaj u shpreh hapur në televizion se e kishte përjetuar me dhimbje ndarjen.

(F.M/Faxweb)

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.