Begaj në mbledhjen e KSK: U përballëm me sulme kibernetike të rënda
Koha të reflektojmë dhe të fokusojmë përpjekjet tona
Këshilli i Sigurimit Kombëtar (KSK) ka nisur mbledhjen e thirrur nga presidenti Bajram Begaj për të diskutuar gjendjen e sigurisë kibernetike në Republikën e Shqipërisë. Presidenti Begaj ka shprehur shqetësimin për sulmet kibernetike të rënda që Shqipëria përjetoi një vit më parë dhe ka theksuar nevojën për të fokusuar përpjekjet dhe reflektuar mbi këto sulme. Ai vlerëson bashkëpunimin me partnerët strategjikë si SHBA, BE dhe NATO-n dhe thekson se ligji i ri për sigurinë kibernetike dhe strategjia kombëtare e sigurisë kibernetike do të ndihmojnë në ndërtimin e kapaciteteve moderne. Presidenti po ashtu thekson se aktorët kërcënues kibernetikë, përfshirë ata të mbështetur nga Republika Islamike e Iranit, kanë zgjeruar veprimtarinë e tyre dhe sulmet janë bërë edhe më sofistikuar. Këshilli gjithashtu do të diskutojë çështje të tjera të rëndësishme për sigurinë kombëtare, përfshirë kërcënimet nga Irani në formën e propagandës dhe formave hibride.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



