BEOGRAD/ Protestë e madhe kundër dhunës
Protestë e fuqishme me moton “Serbia kundër dhunës” u mbajt sot në Beograd, ku pjesëmarrësit janë mbledhur në qendër të qytetit për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj dhunës. Protestuesit kanë ecur në kolonë pranë Presidencës së Serbisë dhe kanë brohoritur kundër presidentit Aleksandër Vuçiç.

Pjesëmarrësit kanë veshur bluza me mesazhe dhe pankarta të kërkesave të tyre. Protesta është shoqëruar edhe nga prindër me fëmijë dhe nxënës me pankarta. Protestuesit kanë filluar një ecje që do të përfundojë me vendosjen e një unaze simbolike rreth ndërtesës së Presidencës, ku do t’i lënë mesazhet dhe kërkesat e tyre presidentit. Në tubim janë mbajtur edhe fjalime nga aktorë, gazetarë dhe personazhe publike, që kanë apeluar për uljen e dhunës në media dhe hapësirën publike.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



