E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bëmat e Ministrisë së Shëndetësisë
Uncategorized

Bëmat e Ministrisë së Shëndetësisë

1-Ne 27 mars te vitit 2020, Ministria e Shendetesise lidhi nje kontrate sekrete me kompanine TBS 96 shpk per blerjen e 54 respiratoreve me afate lëvrimi: 20 respiratorë brenda 7 ditëve dhe 34 respiratore brenda 25 ditë nga dita e hyrjes në fuqi të kontratës. Vlera e kontrates ishte 800 mije euro me tvsh.

Nga e gjithe sasia kompani dorezoi vetem 5 respiratore. Keta 5 respiratore qendruan fizikisht 1 muaj ne Spitalin Shefqet Ndroqi dhe nuk punuan asnje dite te vetme. Ndaj kompanise nuk u mor asnje mase per mosrespektimin e kontrates. Anetaret e komisionit te vleresimit te ofertave dhe ata te mbikqyrjes se kontrates vazhdojne ndajne leke neper tenderat e shtetit edhe pse rrezikuan shendetin dhe jete e popullates.

2-Ne 3 qershor 2020, Ministria e Shendetesise lidhi nje kontrate pa gare me kompanine OES Distrimed per blerjen e 50 monitorëve multiparametrik për masat anti COVID-19. Vlera e kontrates 550 mije euro.

Ne specifikimet teknike procedures, pjese e DST kerkohej qe monitoret te ishin me rezolucion 1024*768. Por kompania i dorezon me rezolucionin 800*600. Ketu u vodhen 150 mije euro. Parate u paguan per haviar, por qytetareve u blene pras. Askush nuk u penalizua. Perkundrazi. OES Distrimed eshte nje kompani shume e dashur per Ministrine e Shendetesise dhe vazhdon merr mesatarisht 10 milione euro tendera ne vit nga Ministria apo institucionet e varesise.

3-Ne mars 2020, Ministria e Shendetesise lidhi nje kontrate me kompanite Farma Net Albania dhe Euromed per blerjen e e materialeve per mbrojtje personale nga COVID. Vlera e kontrates 3.2 milione, procedura e prokurimit pa gare me ftese per oferte. Qe te shpetonte ministrja e shendetesise nga burgu procedura u miratua me vendim te posacem nga Keshilli i Ministrave.

Procedura pa gare u justifikua nga Ministria e Shendetesise me kushtet e emergjences te krijuara nga pandemia. Por cfare ndodh me pas?

Ngrihet Komisioni i Vleresimit te Ofertave dhe negocion afatet e dorezimit te mallrave duke vendosur qe 15 per qind do dorezoheshin brenda 7 diteve nga lidhja e kontrates, 75 per qind deri ne 6 jave dhe 10 per qind deri ne 8 jave. Afati 6 jave dhe 8 jave denatyron totalisht proceduren e emergjences.

Pra perdoren emergjencen per te bere tenderin pa gare, por dorezimin e mallrave e lane me procedure normale. Ketu nuk dihet sa jane vjedhur, por nuk eshte e veshtire te imagjinohet.

Keto ishin vetem 3 procedura. Por per pandemine u shpenzuan 50 milione euro me keto procedura. Nje masaker e vertete buxhetore. Kane kaluar 3 vjet dhe te gjithe vazhdojne biznesin si zakonisht. Zyrtaret e ministrise se shendetesise ndajne leke neper tendera. Kompanite marrin miliona. Dhe popullit i mbetet vetem te beje pyetjen: Sa dardha jane ngrene pa lejen e komandantit tek keto 50 milione eurot?

Ne gjithe Europen u arrestuan me qindra zyrtare te shendetesise per tenderat e Covid. Italia futi ne burg edhe komisarin e jashtezakonshem, njeriu qe menaxhoi pandemine ne Itali. Ndersa ketu, qe puna te behet tamam duhet qe qeveria te shpalle Ministren e Shendetesise si ministren me te sukseshme te kabinetit. Se eshte e vetmja ne Europe qe nuk e ngjeu doren hic me tenderat e Covidit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.