Berisha akuzon Ramën se i censuroi këngën Kastro Zizos, reagon Kastro
Përmes një postimi në facebook ish-kryeministri Sali Berisha akuzonte kreun e qeverisë, sepse sipas tij ai ishte shkaktari i mospranimit në Festivalin e Këngës në RTSH, të Kastro Zizos.
Ai akuzon kryeministrin Edi Rama se ky i fundit po censuron artistët, njësoj si në vitet 1970. Ndërkohë, sipas kompozitorit dixhital, kënga që është hequr nga konkurrimi, me urdhër të drejtorit të RTSH, Thoma Gëllçi, do të interpretohej nga Zizo.
Por me anë të një statusi në facebook, ka reaguar vetë këngëtari, duke apeluar që kjo ҫështje të mos përdoret politikisht.
“Pas shume mesazheve dhe telefonatave po shkruaj nja dy rreshta: Situata e mos pranimit te kenges sime ne festivalin e RTSH nuk duhet perdorur ne asnje menyre politikisht,”- shkruan Kastro.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


