E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha: Basha ra në kurthin e Ramës
Uncategorized

Berisha: Basha ra në kurthin e Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në ‘360°’, në Ora news, ka komentuar edhe reformën në Drejtësi. Sipas tij kjo reformë është bllokuar nga Soros. Berisha tha se Soros nëpërmjet shoqërisë civile po mban peng formimin e KLP.

Ai shtoi se Shoqëria Civile e krijuar nga Soros është mafioze dhe i bëri thirrje popullit të largohet nga ajo shoqëri.

Berisha është shprehur edhe për zgjedhjen e Prokurorit të Përkohëshëm, sipas tij Basha ra në kurthin e Ramës sepse mendoi se do gjendej një mekanizëm më i drejtë për zgjedhjen e PP.

“Tentuam të bllokomin zgjedhjen e Prokurorit sepse nuk donim që Rama të zgjidhej Kryeprokuror, ne nuk mund të bllokonim zgjedhjen e Prokurorit në qoftë se do zgjidhej në mënyrë kushtetuese”,- tha Berisha.

I pyetur nga gazetari se pse Rama gëzon mbështetje të madhe nga ndërkombëtarët, Berisha është shprehur se “Ndërkombëtarët e mbështesin atë nga pasioni dhe ai pasion i ka limitet sa qielli”.., pa dhënë detaje të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.