E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha i pergjigjet Hashimit
Sot

Berisha i pergjigjet Hashimit

sh-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka folur sot për të gjitha çështjet që i ka ngritur presidenti Hashim Thaçi lidhur me figurën e tij, por që nuk i ishte drejtuar konkretisht me emër.

Berisha ka treguar nëse ka arrestuar Adem Jasharin dhe komandantët e tjerë te UÇK-së, për embargon e naftës kundër Jugosllavisë, strehimin ose jo te Arkanit dhe Bin Ladenit në Shqipëri në kohën sa Berisha ishte në pushtet!

Ish-kryeministri shqiptar ka folur edhe nëse kishte pasur ftohje të marrëdhënieve me Rugovën dhe nëse e kishte përkrahur Demaçin me politika më radikale!

Berisha i ka quajtur të mjera komentet e Thaçit.

‘Nuk ka mjerim më të madh se sa të përpiqesh ta pastrosh fytyrën me mbetjet e kuzhinës së Beogradit. Kjo është e vetmja përgjigje që kam’, i është përgjigjur ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha, presidentit Hashim Thaçi.

Intervista e realizuar me Berishën nga gazetari Ermal Panduri, transmetohet sonte në orën 20:45 në RTV Dukagjini.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.