Betejë e ashpër në Kiev, raketa godet një ndërtesë banimi, nuk dihet numri i viktimave
Sulmet e ashpra në kryeqytetin ukrainas po vijojnë duke shënjestruar civilët dhe banesat këtë të shtunë, në ditën e tretë të pushtimit rus.

CNN raporton se një ndërtesë banimi pranë aeroportit të dytë të Kievit u godit nga një raketë mëngjesin e së shtunës. Agjencia e lajmeve Reuters raporton se zona në jugperëndim të Kiev, është goditur nga dy raketa.

Në rrjetet sociale janë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes që tregojnë një goditje të fortë të kësaj ndërtese.

Shërbimet e urgjencës janë në vendngjarje shkruan CNN, por numri i viktimave nuk dihet, tha kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaliy Klitschko.
Ne videon me poshte mund te shihni momentet e trishta kur ndertesa sulmohet me rakete.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



