Biden ‘kërcënon’ Putinin: Do të qëndrojmë krah Ukrainës!

Presidenti amerikan Joe Biden ka shënjestruar homologun e tij rus, Vladimir Putin në një fjalim të mbajtur së fundmi, duke e cilësuar kreun e Kremlinit si një “tiran brutal”.

Uashingtoni vazhdon të furnizojë me armë Kievin dhe të trajnojë ushtrinë ukrainase, vuri në dukje Biden kur foli para të diplomuarve të Akademisë Ushtarake të SHBA në West Point.

“Nuk ka ushtarë amerikanë në luftën në Ukrainë. Unë jam i vendosur të vazhdoj kështu.

Por ne po qëndrojmë të fortë me Ukrainën dhe do të qëndrojmë me ta. Ne jemi kundër një njeriu të cilin e kam njohur mirë për shumë vite, një tiran brutal. Nuk do të largohemi”, tha presidenti amerikan.

Publikuar nga Publik Media