E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Biden paralajmëron “pasoja” për Rusinë, por thotë se SHBA nuk do të vendosë trupa në terren nëse pushtohet Ukraina
Bota

Biden paralajmëron “pasoja” për Rusinë, por thotë se SHBA nuk do të vendosë trupa në terren nëse pushtohet Ukraina

SHBA – Presidenti i SHBA, Joe Biden thotë se vendosja e trupave amerikane në terren në Ukrainë në rast të një pushtimi rus “nuk është si opsion është në tryezë”.

Gjithsesi, presidenti amerikan paralajmëroi për pasoja të rënda nëse Rusia vendos të pushtojë Ukrainën.

Deklaratat presidenti amerikan i bëri pas takimit virtual që pati me presidentin rus, Vladimir Putin.

Samiti virtual kishte për qëllim uljen e tensioneve mes dy vendeve, pas një grumbullimi të madh trupash ruse përgjatë kufirit lindor të Ukrainës.

Rusia ka akuzuar Ukrainën për provokim dhe ka kërkuar garanci kundër zgjerimit të NATO-s drejt lindjes dhe vendosjes së bazave ushtarake pranë Rusisë.

Autoritetet ukrainase kanë thënë se Moska mund të planifikojë një ofensivë ushtarake në fund të janarit, megjithëse zyrtarët amerikanë thonë se nuk është ende e qartë nëse presidenti Putin ka marrë një vendim.

Duke folur të mërkurën, Putin refuzoi të thoshte nëse do të urdhëronte pushtimin, por tha se nuk mund të rrinte duarkryq ndërkohë që aleanca ushtarake i afrohej Rusisë./BBC

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.