E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bie “non grata”? Paralajmërimi: Kupola e PD është thirrur në SHBA!
Lajme

Bie “non grata”? Paralajmërimi: Kupola e PD është thirrur në SHBA!

Ilirjana Kuçana, ish-kandidate e Partisë Demokratike në Durrës, ka komentuar këtë të diel zhvillimet e fundit brenda opozitës, duke paralajmëruar lëvizje të rëndësishme nga PD në arenën ndërkombëtare.

Sipas saj, të hënën një delegacion i nivelit të lartë të Partisë Demokratike do të udhëtojë drejt Uashingtonit për takime në instancat më të rëndësishme të politikës amerikane.

“Ditën e hënë priten zhvillime të forta. Përfaqësues të rëndësishëm të PD-së do të zhvillojnë takime në nivelet më të larta në SHBA, si në kuadër të NATO-s ashtu edhe në Departamentin e Shtetit. Pas rezolutës së Brazilit, për herë të parë ka një zv/president që shfaqet si përfaqësues. Ju them se shumë shpejt do të shihni lëvizje të rëndësishme nga PD në Uashington,” tha Kuçana në emisionin Review në Euronews Albania.

Ajo nuk dha emra konkretë, duke e lënë të hapur pyetjen se kush do të udhëtojë drejt SHBA-së dhe nëse kjo vizitë do të shërbejë si sinjal për një ndryshim të mundshëm në qëndrimin amerikan ndaj Sali Berishës dhe statusit të tij “non grata”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.