E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bilanc i rëndë në Spanjë, 838 viktima brenda 24 orëve
Bota

Bilanc i rëndë në Spanjë, 838 viktima brenda 24 orëve

Bilanc tragjik në Spanjë, pasi ka shkuar në 6258 numri i viktimave nga koronavirusi në Spanjë, ndërkohë që 838 persona humbën jetën në 24 orët e fundit.

Ndërkohë që janë edhe 87797 të infektuar, duke e bërë shtetin e katërt në botë për numrin më të madh të të prekurve nga koronavirusi.

Shifrat tregojnë se numri i përditshëm i vdekjeve në Spanjë është dyfishuar që nga e diela e kaluar.

Madridi është qyteti më i prekur nga koronavirusi, pasi numri i viktimave është shumë herë më i lartë në krahasim me qytetet e tjera.

Mbi 5000 pacientë janë në terapi intensive, ndërkohë që janë edhe më shumë se 12 mijë të shëruar.

Kryeministri Pedro Sanchez njoftoi se të gjithë punëtorët që nuk kanë lidhje me sektorin e shëndetësisë apo të policisë nuk do të shkojnë në punë, por do të marrin pagat e tyre të zakonshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.