Bill Klinton me mesazh në Tiranë kundër Albin Kurtit: Tē ndalim marrëzinë në veri të Kosovës!

Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Klinton duket se u thirr në Tiranë për të kritikuar Albin Kurtin dhe qëndrimet e tij në veri të Kosovës. Presioni që deri dje Kurtit i bëhej nga zyrtarët e administratës amerikane, sot iu artikulua nga njeriu që mori vendimin për të bombarduar serbët në Mars të vitit 1999 dhe për t’i dhuruar lirinë popullit të Kosovës.
Klinton e quajti situatën në veri të Kosovës si një “marrëzi” dhe sugjeroi që Kurti duhet të lërë serbët të drejtojnë katër qytezat në veri. Ai gjithashtu sollë rastin e mosmarrëveshjeve në Irlandë si një shembull të gjetjes së zgjidhjeve për mosmarrëveshjet etnike. Ceremonia u organizua për të falenderuar Bill Clintonin, dhe ishte prezente edhe Aleks Soros, të cilin mendohet se fondacioni i tij ka sponsorizuar vizitën e Klintonit në Tiranë.
Ka një mosmarrëveshje që po ndodh tani në Kosovë. Do të doja të mos kishte ndodhur kurrë. Nuk është më vendimi im, por kosovarët i krijuan ato katër qyteza në të mirë të serbëve për t’u dhënë katër kryebashkiakë më tepër. Kështu që mendoj se kanë bërë një gabim që u votua. Mendoj se është e lehtë për shqiptarët, tani në shumicë që të përpiqen që të përfitojnë nga momenti, për të paraqitur argumentin tyre, por gjëja e vërtetë që duhet të bëjmë është ta ndalim këtë marrëzi. Çfarë çështje e madhe politike mund të përparojë duke pasur këtë tension, ka njerëz që jetojnë aty. Kanë të drejtë për një jetë të denjë. Qytetarëve duhet t’u thuhet të votojnë” ishin fjalët e Bill Klinton në Tiranë.


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



