Bjondja e Ermalit flet për ish-velinën: Ajo është…
Bukuroshja Kejvina Kthella, velina e emisionit “Xing me Ermalin”, është përfolur gjatë në rrjetet sociale pasi dalja e saj e parë në publik bëri bujë dhe shkaktoi reagime të shumta. Por, sot Kejvina Kthella ishte e ftuar në “Kush vjen për drekë”, nga ku tha se fakti që ajo është pjesë e “Xing”, është rastësi.
Ndryshe nga çdo herë tjetër Kthjella foli edhe për ish-velinën Rashel Kolaneci, për të cilën tha se nuk e njeh personalisht, por nuk kurseu komplimentat dhe fjalët e mira për të.
“Ka qenë koiçidencë fakti që unë jam në “Xing” dhe jam shumë e lumtur. Rashelin nuk e njoh personalisht. Unë e kam parë në Instagram dhe nuk e kam ndjekur kur ka qenë në “Xing”. Kam parë më shumë intervistat e saj. Ajo është shumë bukuroshe, ç’të them më shumë. Por, ne jemi shumë ndryshe nga njëra-tjetra, fizikisht e kam fjalën, ajo është brune, unë jam bionde”, tha Kthella
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


