E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bledian Koka revoltohet ndaj kolegut Hila:Unë, katunari gazetar por ca bij… kryemaskarenjsh…
Sot

Bledian Koka revoltohet ndaj kolegut Hila:Unë, katunari gazetar por ca bij… kryemaskarenjsh…

Përplasje e fortë  mes gazetarit  Bledian Koka e moderatorit të emisionit “Arena” Dritan Hila.

Kjo pas një reagimi të këtij të fundit lidhur me aksionin e policisë bashkiake për të larguar nga trotuaret shitësit ambulantë.

Hila tha se nuk i vjen keq për “katundarët që shesin në mënyrë abuzive” duke përgëzuar policinë.

“Kush ka mall për katundarë që të zënë trotuarin, le të shkojë në Kandahar”, tha Hila i cili ka ndeshur në një përgjigje të ashpër të kolegut Bledian Koka.

 

Ja statusi i gazetarit Koka ne FB:

Jane ca bij … kryemaskarenjsh e katilash te Enver Hoxhes qe jane katapultuar mes gazetaresh dhe tani nen petkun opinionistit publik dhe flasin me nje gjuhe percmimi per ata qe nxjerrin e buken e gojes duke shitur barin qe u mbin tek shtepia. Ky lloj qe i thote vetes qytetar, ne fakt nuk ka as grimen e qytetarise se nje qepe te njome qe shet nje nene e dhunuar nga lakejt e Velenise cdo dite. Te gjithe e duam rregullin, por asnje mendje e arsyeshme nuk mund te rreshtohet me barbarizmin e paarsyeshem qe ushtrohet ndaj te pamundurve qe nuk dine ku ta perplasin koken e qe duan buke. Ky “ultra-qytetar” qe ka nje llogari te hapur me ligjin ne kohen kur punonte konsull i ketij shteti, sot ka guximin qe te dale ne krah te dhunes se pushtetit qe nuk te jep asnje shanc te mbushesh barkun me buke, gjoja ne mbrojtje te nje kryeqyteti te vrare e te pakallur.
p.s…dardha e babes se vet qe ia damktoste shqiptareve mishin me dare per llogari te nje regjimi gjakatar, sot nuk mundet te bjere me larg se pema e se keqjes qe e ka pjelle dhe qe njesoj si dje edhe sot dhunon njesoj po te njejtin popull…per buken e gojes!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.