E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Blend Fevziu nuk asht krejt i kjartë se çka ka me ndodhë
Sot

Blend Fevziu nuk asht krejt i kjartë se çka ka me ndodhë

ERL KODRA

Madje, saktësisht për këto arsye ka ftue në studio për t’u kjartësue, zonjushë Anila Bashë dhe zotni Artan Hoxhë Investigativi.

Zonjushë Anila Bashë asht krejt e mërzitun se gjasat janë që me 30 Qershor nuk ka votime. Boll keq po më vjen për zonjushë Anilën, e zoritune po m’duket. Asht skuqë si tullumbace dhe po gjuhet në ulëse sa në njanën anë, në tjetrën, duke i tundë krahët topolake. Zeher po qet prej veshëve.

Artan Hoxhë Investigativi duket ma i qetë. Edhe ai po rrotullohet, ama, asht ka rri si pishman, sikur asht tuj e ditë mirë se çka po thuhet aty, nuk asht krejt e saktë. Me siguri ai di diçka ma shumë.

Artan Hoxhë Investigativi asht investiguesi ma i madh në Ballkan, Itali, Greqi, Gjermani, Francë, Angli dhe Rusi.

Boll i fortë asht qeni.

Zonjushë Anila Bashë vazhdon të shfryjë e shkreta. Ufff, sa keq po m’vjen!

Blend Fevziu ka një pyetje naive, por nuk ka një mendim të vetin.

Ata që kanë ndonjë gja të randësishme dhe me vlerë për të komunikue me shqiptarët, ia kanë lanë rradhën zonjushë Anila Bashë, të cilën asht e preferuemja e Blend Fevziut.

Artan Hoxhë Investigatvi aty rri darkave, te Blendi.

Natën e mirë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.