E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Elona Caslli i përgjigjet Blendi Fevziut:  Nuk do shumë mend, pse është bosh JUGU në kulmin e sezonit!
Sot

Elona Caslli i përgjigjet Blendi Fevziut: Nuk do shumë mend, pse është bosh JUGU në kulmin e sezonit!

Shiko videon 🎥

https://www.instagram.com/reel/C-GpDvFtcx3/?igsh=MzRlODBiNWFlZA==

Gazetari Blendi Fevziu ka publikuar pamjet nga plazhi më i bukur në jug të vendit, pikërisht nga Gjiri i Gramës, i cili ngjan një “shkretëtirë” e vërtetë.

Kjo video nga gazetari është bërë pikërisht këtë të mërkurë, 31 korrik, ku supozohet që jemi dhe në pikun e sezonit turistik. Mirëpo, ndryshe nga vitet e tjera, Fevziu na ka treguar se edhe pse ora shënon 15:30 shezlongët janë bosh.

Elona Caslli

Fevziu është shumë i habitur pse ndodh që plazhi i jugut të jetë bosh dhe bën pyetje publike për këtë. A thua se do studime të thelluara në Oksford për ta kuptuar. Megjithatë ta ndihmojmë Fevziun të kuptojë.

1. Fevzi, pjesa dërrmuese e familjeve shqiptare nuk ia lejojnë dot vetes pushimin. Kjo sipas statistikave, jo sipas meje. Mjafton të shohësh përqindjen e fëmijëve të kequshqyer sipas statistikave në këtë vend dhe e kupton. Edhe po u bë mbarë një familje, do bëhet mbarë përmes Overdraft-it në bankë. Mesa duket nuk ia kanë dalë të shlyejnë Overdraft-in e parë dhe nuk u lejohet të marrin të dytin.

2. Kosovarët janë rrjepur mjaft në gjithë këto vite nga ne me sloganin ” Hë se kanë lek ata” dhe kanë vendosur me të drejtë të shkojnë diku ku nuk rripen, por thjeshtë paguajnë për shërbimin. Tanimë që nuk u nevojitet as vizë për në Evrope është me lehtë dhe nga dëshmi të gjalla kam dërgjuar se kushton 30% më lirë të pushosh në Greqi se në Shqipëri.

3. Mungesa e cilësisë së shërbimit dhe abuzimi me çmimet. Turistët e huaj mund të vijnë herën e parë. Talenti është që t’i rikthesh herën e dytë. Hera e dytë kërkon cilësi në shërbim dhe mosabuzim me çmime. Nuk nxirret investimi i biznesit në vitin e parë.

Post Scriptum- Ti të gjitha këto i di Fevzi, por të leverdis të bësh të paditurin dhe të marrësh celularin dhe të shtrosh publikisht pyetjen; Si ka mundësi?!.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.