E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Blero bën realitet ëndrrën e Afronës në New York
Uncategorized

Blero bën realitet ëndrrën e Afronës në New York

Afrona e ka pasur gjithmonë ëndërr që të realizonte një set fotografik me fotografin me famë botërore, Fadil Berishën.

Kjo ëndërr më në fund iu bë realitet modeles simpatike nga i dashuri i saj, këngëtari i njohur Blero.

Çifti ishte para disa ditësh në New York me pushime dhe Blero si romatik që është u kujdes t’i realizonte blogeres ëndrrën e saj të madhe.

 “Ëndrra ime u bë realitet, me @fadilberisha #thnx i dashuri im @bleromuharremi që e bëre këtë të mundur”, ka shkruar Afrona krahas fotove që ka postuar në “Instagram”.

Dyshja e njohur ka kohë që janë fejuar, por se kur do ta shohim Afronën me fustan të bardhë, mbetet të shihet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.