E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Blushi i mërzitur me sondazhin,  LIBRA ËSHTË RRUGA E RE
Uncategorized

Blushi i mërzitur me sondazhin, LIBRA ËSHTË RRUGA E RE

Pse LIBRA fiton zgjedhjet

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, ka reaguar pas sondazhit të publikuar mbrëmjen e kaluar nga PR Marketing, ku partia e tij renditej e katërta në rang vendi, pas PS, PD dhe LSI.

Në rrjetet sociale, Blushi jep arsyet se pse LIBRA, sipas tij, fiton zgjedhjet dhe jo sondazhet.

Ai thekson se LIBRA do të marrë të gjitha votat e atyre që janë kundër qevreisë dhe janë shumicë.

“PSE LIBRA FITON ZGJEDHJET, JO SONDAZHET. Sipas një sondazhi Qeveria Rilindje-Cadra-LSI merr 90 për qind te votave. A ka popull që voton 90 për qind një qeveri? Sigurisht që jo. Prandaj nuk mund t’i besoj sondazhit. LIBRA do marrë të gjitha votat e atyre që janë kundër Qeverisë dhe janë shumicë. Ky është ndryshimi i LIBRA me të tjerët. Ata duan të ndryshojnë popullin me ndihmën e Qeverisë, ne duam të ndryshojmë Qeverinë me ndihmën e popullit. LIBRA ËSHTË RRUGA E RE”, shkruan Blushi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.