E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bordi  i “naftës” nuk mblidhet  prej 18 ditësh
Publik News

Bordi i “naftës” nuk mblidhet prej 18 ditësh

Çmimi i naftës në bursë arrin 95-96 $/fuçi

Bordi i Transparencës më datë 12 tetor njoftoi çmimet e reja të karburanteve. Që prej asaj dite nafta në vendin tonë shitet me 240 lekë për litër, benzina me 203 lekë për litër, ndërsa gazi me 78 lekë për litër. Por kur kanë kaluar 18 ditë që nga ky njoftim, Bordi nuk është mbledhur ende për të bërë ndryshime në çmime ashtu siç ndodh kudo në botë.

Në fillesat e krijimit të tij, Bordi shprehej se do të pasqyronte gjithmonë çmimet e bursës ndërkombëtare edhe në vendin tonë. Por duket se këto janë fjalë boshe pasi çmimi i naftës që shqiptarët duhet të paguajnë nuk përputhet aspak me atë të bursës.

Në bursë sot një fuçi nafte sot shitet 95-96 dollarë dhe luhatjet në çmim vazhdojnë prej disa ditësh.

Vlen të thuhet se në janar (koha e paraluftës) kur çmimi i naftës në bursë ishte 90-95 dollarë për fuçi, në Shqipëri nafta shitej 180-185 lekë/litri. Po tani që në bursë nafta ka shkuar 95-96 dollarë, Bordi ynë nuk duket asgjëkundi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.