E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bordi rrit çmimin e karburanteve
Lajme

Bordi rrit çmimin e karburanteve

Mëngjesin e djeshëm para protestës, Bordi i Transparencës i ngritur nga Edi Rama vendosi të ulë çmimin e karburanteve.

Por ditën e sotme, pas protestës, Bordi ka vendosur ta rrisë sërish çmimin e naftës dhe benzinës.

Nafta do të shitet me 240 lekë dhe benzina me 233 lekë.

Njoftimi i Bordit:

Bordi i Transparencës në datë 8 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të  jetë jo më shumë se 240 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 228 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 233 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 221 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81  lekë/litër edhe i shitjes me shumicë 69 lekë /litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 8 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.