Boshllëku i timorierit në mandatin e pa nisur
Ka mbushur plot 5 muaj përpjekja e dytë e Edi Ramës për të qeverisur Shqipërinë, por deri tani kabineti i ri nuk ka “firmosur asnjë ditë pune”.
Në çdo dalje kryeministri dhe ministrat flasin në kohën e ardhme” do të” këtë “do të” atë.
Ndërkohë ende nuk kanë nisur ende procedurat e tenderimit të rrugës së Arbrit, për të cilën Rama premtoi se do të ishte vepra e parë e mandatit të dytë.
Në arsim “do të”, në shëndetësi “do të”, “do të” këndej e “do të” andej..
Të vetmet lëvizje të qeverisë janë negociatat me Greqinë dhe lëvizjet taktike për tu mbrojtur nga sulmet e opozitës.
Më 25 qershor Edi Rama mori “timonin” i vetëm për të qeverisur vetëm pa LSI-në, por njerëzit e Metës dhe Kryemadhit gëlojnë në administratë.
Rama flet për grabitqarë në zyrat e shtetit dhe kompanitë e Metës fitojnë prapë tenderat publikë.
Para se të nisë punën qeveria e re, Edi Rama shpalli struturën e re të qeverisë, me më pak drejtorë e më shumë nëpunës.
Asnjë strukturë e re nuk është implementuar, ndërkohë që drejtorë të arsimit, shëndetësisë, energjisë etj etj vazhdojnë jenë njerëzit e miratuar 4 vjet më parë nga LSI-ja.
Ndoshta e meritojnë?
Ok, po përse nuk nis zbatimi i reformës së re në administratë, i cili ka qenë flamuri i Edi Ramës në fushatën e 25 qershorit.
Rendi Publik? Duket sikur situata në policinë e shtetit është kthyer para 2013-s ku trupa e uniformave blu shikon me dyshim njëri-tjetrin, duke spiunuar tek delfinët e Xhafës për të shpëtuar nga “vetting”-u i paralajmëruar nga “ministri ri” që ka 30 vjet në politikën aktive.
Pandeli Majko që u soll si risia që do të integrojë shqiptarët jashtë vendit në jetën institucionale dhe politike të vendit ka bërë vetëm 3 takime dhe ka lëshuar 4 thagma nga ato të tijat.
Investimet publike? Punësimi? Shëndetësia? Arsimi? Çfarë janë?
Në hipoteka dhe zyrat e pronave situata është madje më e keqe se kur gëlonin “të tmerrshmit” e Metës.
Prefektët ushtarakë përveç prezantimit nuk kanë ndërmarrë asnjë masë për të disiplinuar administratën e radhës së drejtorëve që pazaret i bëjnë në lokale ku xhirohen me kamera dhe që qarkullojnë në të gjitha mediat investiguese përveç të tjerave.
“Moti i mirë duket që në mëngjes”, thotë populli.
Por Edi Rama është ende në mandatin e parë, nuk ka hyrë ende në të dytin. /Pamfleti.com
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



