E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A po e shihni oj loptë e mia se sa i zoti jam unë!
Sot

A po e shihni oj loptë e mia se sa i zoti jam unë!

Berat Buzhala

Ka shku në Itali me e bo një foto me Ronaldon, duke abuzu me pozitën e tij politike. Kryeministri i shtetit më të varfër në Evropë shkon në Itali, me e taku njanën prej ikonave të futbollit botëror. Dhe këtë takim e ilustron në Facebook, sikur me deshtë me iu thanë shqiptarëve: A po e shihni oj loptë e mia se sa i zoti jam unë? A po e shihni o zhelana cfarë Kryeministri të jashtëzakonshëm keni? O të mjerë, ju nuk më meritoni mua, sepse unë e takoj cdo njeri në këtë planet, kurse ju nuk keni bukë me e mbushë stomakun.

Pra, miq, ky është nënteksti i kësaj fotoje. Sikur Ronaldo të kishte qenë për vizitë zyrtare në Shqipëri, hajde me 1000 dreqën, Kryeministri i atij vendi mundet me e taku, se nuk ka ku shkon përtej shtetit të vet. Mirëpo, me shku në Itali, me e keqyr një derbi, me e realizu një foto me yllin e futbollit, me e plasu në faqen e tij në Facebook, kjo është aq e shëmtume, aq e pashpirtë, sa është ngapak edhe qesharake.

Ed, unë i kisha lepi buzët nga xhelozia nëse ti e kishe taku Ronaldon, a e kishe taku këndo në këtë botë, duke mos qenë Kryeministër i shtetit, ose duke mos qenë i zgjedhur i popullit, por duke qenë një individ i suksesshëm i shoqërisë shqiptare.

Ti Edi, ti që e udhëheq Shqipërinë tash në mandatin e dytë, krejt cka ke arritë ka qenë rritja e hapesirave për kultivimin e drogës.

Batoni nuk ke me ty a?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.