Braimllari: Të ndërpriten pagesat për inceneratorët dhe SPAK të marrë të pandehur Veliajn
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari në një deklaratë për mediat këroi që SPAK të marrë të pandehur Erion Veliajn.
Sipas tij Erion Veliaj është përgjegjësi kryesor për mega aferën korruptive të inceneratorit të Tiranës dhe heshtaja e tij tregon qartë përfshirjen e tij drejtëpërdrejtë tek inceneratori i Tiranës.
Braimllari thotë se Veliaj dhe stafi i tij i ngushtë janë tërësisht të lidhur me koncesionin 30-vjeçar të inceneratorit të Tiranës.
Deklarata e plotë:
Erion Veliaj është përgjegjësi kryesor për mega aferën korruptive të inceneratorit të Tiranës. Heshtja e Erion Velisë tregon qartë përfshirjen e tij drejtëpërdrejtë tek inceneratori i Tiranës.
Firma e tij në kundërshtim me ligjin duke marrë kompetencat e këshillit bashkiak, duke dhënë miratimin për studimin e fizibilitetit e bën atë përgjegjësin e drejtëpërdrejtë të kësaj afere korruptive.
Erion Veliaj në bashkëpunim me drejtorët e tij është i përfshirë drejtëpërdrejtë në procedurën për dhënien me koncesion të inceneratorit të Tiranës, i cili vazhdon të vjedhë cdo ditë qytetarët e Tiranës.
Erion Veliaj dhe stafi i tij i ngushtë janë tërësisht të lidhur me koncesionin 30-vjeçar të inceneratorit të Tiranës. Nga dita e parë që ky projekt mafioz filloi të zbatohej.
Erion Veliaj është përgjegjës për çdo pagesë që ka kryer Bashkia e Tiranës sepse ka qenë në dijeni të plotë që shërbimi që ofrohej nga inceneratori i Tiranës nuk ishte shërbimi që ishte parashikuar në kontratë. Por, Erion Veliaj vazhdon të paguajë 29 euro për ton.
SPAK duhet të ndalë sa më parë pagesat e Bashkisë së Tiranës dhe të gjithë bashkive të qarkut për një shërbim që nuk merret. Çdo ditë që kalon rëndon mbi xhepat e qytetarëve të Tiranës.
SPAK duhet të marrë sa më parë të pandehur kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Pasi çdo ditë që kalon këto veprime kriminale të kryera drejtëpërdrejt nga Erion Veliaj vazhdojnë të dëmtojnë çdo ditë qytetarët e Tiranës.
Inkurajojmë SPAK-un që të shkojë sa më shpejt të Erion Veliaj që së bashku me Edi Ramën kanë ideuar skemën korruptive të inceneratorit.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


