E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Brenda hotelit gjigant në formë Hëne që do të ndërtohet së shpejti
Bota

Brenda hotelit gjigant në formë Hëne që do të ndërtohet së shpejti

Teksa Elon Musk tenton të kolonizojë Marsin, ekipe të tjera po përpiqen të sjellin turizmin hapësinor në Tokë. Moon World Resorts kanë në plan të ndërtojmë një seri hotelesh gjigante të ngjashme me Hënën.

Hoteli i parë do të ndërtohet në Dubai. Çdo sferë do të jetë një rikrijim 360 gradë i Hënës dhe tekstura e hotelit do të ofrojë një pamje shuuumë të ngjashme me satelitin e Tokës.

Sipërmarrësi nga Kanadaja, Michael R. Henderson, bashkëthemelues i Moon World Resorts, tha për CNN Travel se thelbi i projektit është se Hëna është një “markë e njohur”.

Shtatë miliardë e gjysmë njerëz e njohin atë, të gjithë e duan,” tha ai. Çdo Moon World Resort do të jetë “një vendpushim shumë luksoz dhe bashkëkohor, plotësisht i integruar, me shumë komponentë brenda.” Renderat e artistëve shfaqin ambientet e brendshme në stilin e anijeve Parashikohet që do të jetë edhe një hapësirë ku njerëzit do të përjetojnë ndjesinë sikur po ecin në Hënë. Përvoja do të jetë me një çmim relativisht të përballueshëm, 500 dollarë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.