E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Breshka oqeanike shfaqet në bregdetin Adriatik
Uncategorized

Breshka oqeanike shfaqet në bregdetin Adriatik

Një breshkë uji, Caretta Caretta apo koktrashë ka dalë në breg të detit në shkëmbin e Kavajës. Lëkura e saj ka një ngjyrë e cila shkon nga e verdha në kafe.

Dallimi më i qartë është që i përket seksit femër se nuk ka bisht të dukshëm, pasi meshkujt e kane bishtin më të gjatë dhe më të shkurtër se sa femrat. Breshka e ujit (Caretta caretta), apo kokëtrashë, është një breshkë oqeanike e shpërndara në të gjithë botën. Kjo është një zvarranik detare, që i përket familjes se Cheloniidae.

Kjo lloj breshke gjendet në ujërat e deteve Atlantik, Paqësor, oqeanit Indian dhe Detin Mesdhe. Ajo e kalon shumicën e jetës së saj në det dhe në grykëderdhjet e habitateve, femrat një kohë të shkurtër shkojnë në breg të detit për të vendosur vezët.

Mendohet se rrymat detare e kanë nxjerrë në breg, ndërsa në këmbën e majtë ka një letër që e mban të mbështjellë me putrën e saj. Nuk është hera e parë që breshka apo delfinë të ngordhur nxirren në breg nga deti, por ka edhe raste kur peshkatarë të papërgjegjshëm i kapin me rrjetë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.