E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Buka  dhe drithërat janë kryesorja për shqiptarët
Publik News

Buka dhe drithërat janë kryesorja për shqiptarët

Familjet shpenzojnë më shumë për ushqim

Për shqiptarët buka dhe drithërat janë produkti kryesor në tryeza dhe shpenzimet nuk llogariten kur bëhet fjalë për këtë grup ushqimore.

Sipas Eurostat, për vitin 2021 familjet shqiptare mbajnë rekordin në Evropë për shpenzimet për bukën dhe drithërat. Kjo pasi shpenzimet nominale për bukë dhe drithëra për vitin 2021 ishin sa 4.3% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, nga 1.1% që është mesatarja e Bashkimit Europian.

Pas vendit tonë, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina dhe Rumania janë shtetet që shpenzojnë më shumë për drithëra. Ndërkohë që në vendet e pasura si Danimarka, Suedia, Gjermania, Finlanda dhe Zvicra ndodh krejtësisht e kundërta pasi shpenzohet më pak se 1% e PBB shpenzohet për bukë dhe drithëra.

Ekspertët janë të mendimit se familjet shqiptare pavarësisht rrogës bruto që marrin, sigurimin e bukës e kanë prioritet.

Në jemi një vend i varfër ku paga bruto nuk shkon më tepër se 550 euro në muaj, kjo do të thotë që familjet shqiptarë më parë kërkojnë të sigurojnë bukë atë që u mban frymën gjallë, paralelisht mbeten shumë pak para për t’i harxhuar për shpenzimet e tjera.

Ndërkohë që edhe në grupin “Ushqime dhe pije jo alkoolike”, Shqipëria sërish mban rekord në raport me të ardhurat. Kjo pasi gati një e treta e të ardhurave që krijon ekonomia vendase në një vit shkon për tu ushqyer. Sipas të dhënave nga Eurostat, shpenzimet nominale për ushqime dhe pije jo alkoolike, ndaj PBB-së, në vitin 2021 për Shqipërinë ishin 31.6% e PBB-së, nga 7.1% që është ky tregues për mesataren e bashkimit Europian. Shteti i dytë që është pas Shqipërisë, Mali e Zi, e ka këtë tregues 23.7%.

Të ardhurat e paktë bëjnë që zërin kryesore ta zënë ushqimet që kanë një çmim tepër të lartë. Madje parashikoj që në vitin 2022 këto shifra do të jenë edhe më të frikshme, pas ushqimet kushtojnë më tepër. Për pasojë shqiptarëve nuk u dalin të ardhurat t’i shpenzojnë për veshje apo sport, apo dëfrim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.