Burri i murosur i gjallë trondit Italinë,dyshohet për shqiptar
Policia italiane ka zbuluar një krim makabër ku një person është gjetur i murosur në provincën e Senagos në Milano të Italisë.
Sipas mediave italiane dyshohet se viktima ka humbur jetën rreth 5 vite më parë dhe ka dyshime se është shtetas shqiptar.
Këto dyshime vijnë nga hetuesit e çështjes të cilët janë fokusuar te një shtetas shqiptar, të cilit i kanë humbur gjurmët 5 vite më parë në Gjenova.
Policia ka gjetur edhe disa mbetje nga veshjet e personit dhe po hetohet nëse bëhet fjalë për shqiptarin për të cilin janë ngritur dyshimet.


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



