Buxheti 2018/Qeveria ul ndihmën ekonomike per shtresat e varfra
Në buxhetin e vitit 2018, qeveria ka parashikuar 20.5 miliardë lekë ose 1.2 për qind të Prodhimit Kombëtar si ndihmë për shtresat në nevojë dhe invalidët, nga 1.3 për qind e PBB që ishte shifra këtë vit.
Në vitin 2016, buxheti për ndihmën ekonomike dhe pagesën e invalidëve ishte 1.4 për qind e Prodhimit Kombëtar.
Tabelat zyrtare tregojnë se Ministria e Financave po përpiqet të kursejë para nga shtresat më në nevojë të shoqërisë, ndërkoohë që veçanërisht gjatë viteve të fundit janë shpenzuar qindra milionë euro për fasada dhe mobilim të zyrave të administratës.
Mijëra familje jashtë skemës
Sipas të dhënave zuyrtare nga INSTAT, në vitin 2013, qeveria jepte ndihmë ekonomike për gati 102 mijë familje në shkallë vendi.
Por në tremujorin e dytë të këtij viti, janë vetëm 72 mijë familje që asistohen më ndihmë ekonomike. Në katër vjet, qeveria ka nxjerrë mbi 30 mijë familje të varfra nga skema, edhe pse vendi është përballur me një krizë të thellë ekonomike dhe rritje të papunësisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


