E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Canale 5 reportazh për Shqipërinë: Aeroporti i Tiranës flet italisht!
Sot

Canale 5 reportazh për Shqipërinë: Aeroporti i Tiranës flet italisht!

Turistët italianë shkojnë në Shqipëri për të kaluar pushimet, largohen nga çmimet e shtrenjta të shtëpisë sonë

Media italiane “Canale 5”, i ka dedikuar një kronikë televizive fluksit të turistëve italianë që kanë zgjedhur të kalojnë pushimet gjatë kësaj vere në Shqipëri.

Teksa shprehen se “aeroporti i Tiranës flet italisht”, Canale 5 thekson se çmimet në Shqipëri janë më të ulëta në krahasim me vendin fqinjë.
Qytetarë të ndryshëm italianë janë shprehur se kanë arritur të sigurojnë biletën e avionit, shtëpinë dhe makinën për vetëm 150 euro, ndërsa të tjerë thonë se mund të marrin një çadër me 2 shezlonge për 5 euro përgjatë bregdetit të Durrësit.

“Çmimet në plazh në krahasim me Italinë janë shumë më të ulëta, madje edhe ushqimet e restoranteve, ku prodhimet e detit joshin turistët, por pa iu boshatisur portofolin”, shprehet gazetari italian për Canale 5.
Megjithatë jo vetëm Durrësit ka arritur të joshë shtetasit italianë, të cilët i janë drejtuar edhe bregdetit të Kavajës ku kanë mundur të gjejnë plazhin me rërë të bardhë.

“Në dy vitet e fundit numri i turistëve italianë në Shqipëri është rritur ndjeshëm. Në vitin 2022 ishin mbi 70 përqind më shumë se sa në vitin 2021″, raporton gazetari.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.