E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ç’do ndodhë me Eurozonën, plani i Merkel dhe Macron
Bota

Ç’do ndodhë me Eurozonën, plani i Merkel dhe Macron

Franca dhe Gjermania, do të tentojnë të krijojnë një moment të ri në përpjekjet e tyre të zvarritura për reforma në Bashkimin Evropian, pasi këtë javë do të takohen ministrat e Financave të të dy këtyre vendeve në Paris, transmeton Reuters.

Një nga aleatët më të mëdhenj të kancelares gjermane, Angela Merkel, Peter Altmaier, do të takohet me homologun e tij francez, Bruno Le Maire, një ditë pasi ekonomistët francezë dhe ata gjermanë, do të publikojnë rekomandimet e tyre për reforma në Eurozonë.

Ky takim është një shenjë se Berlini është i përgaditur për të negociuar me Parisin, paralelisht me bisedimet për koalicion të kancelares Merkel me partinë e Social Demokratëve SPD, të cilat mund të nisin më vonë gjatë këtij muaji, nëse anëtarët e qendrës së majtë, japin dritën e gjelbër në një kongres të partisë që do të mbahet javën e ardhshme.

Dokumenti 28 faqësh ishte mirëpritur edhe nga presidenti francez, Emmanuel Macron, planet ambicioze të të cilit për reforma në BE, u përballën me gjendjen e zgjedhjeve në Gjermani.

Ky draft mund të jetë bazë për qeverinë e tretë të Merkelit në “koalicionin e madh”.

Me këtë rast rriten mundësitë për një “buxhet të investimeve” në vendet e bllokut me monedhë të përbashkët.

Macron më herët pati bërë thirrje për një buxhet, i cili mund t’i ndihmojë Eurozonës për t’u përballur me goditjet e jashtme ekonomike.

REL

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.